Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë vazhduar konsultimet paraprake para ditës së hënë, kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe më pas me procesim të zgjedhjes së institucioneve të reja të vendit.
Në takimin mes Kurtit, Osmanit dhe kryetarit të IRDK-së, Elbert Krasniqi, ky i fundit konfirmoi që do të votojë pro institucioneve të reja.
Krasniqi theksoi se do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër dhe Vjosa Osmanin për presidente.







