Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka vizituar punimet në rrugën Junik-Gjeravicë dhe iu ka dërguar ‘selam’ kundërshtarëve të tij politikë.

“Sot, rruga Junik–Gjeravicë po avancon më tej, në segmentin Lugi i Gjatë — aty ku për vite me radhë nuk pati as zhurmë, as punë.
Sot ka makineri, ka punëtorë dhe, mbi të gjitha, ka vullnet për të çuar deri në fund një projekt që dikur mbeti vetëm në letër”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot isha në segmentin Lugi i Gjatë, ku po vazhdon puna për ndërtimin e rrugës Junik–Gjeravicë.
Jo për ta përmendur, jo për ta fotografuar, por për t’u siguruar që po ecën siç duhet — ashtu siç e kemi nisur dhe nuk e kemi ndalur.

Sot, rruga Junik–Gjeravicë po avancon më tej, në segmentin Lugi i Gjatë — aty ku për vite me radhë nuk pati as zhurmë, as punë.
Sot ka makineri, ka punëtorë dhe, mbi të gjitha, ka vullnet për të çuar deri në fund një projekt që dikur mbeti vetëm në letër.

Se lehtë është me premtu për Gjeravicën, por vështirë është me i kaluar luginat.
E sot, kur rruga po shtrihet metër pas metri, disa kujtohen — me emocione të vonuara —
Thjesht sepse kanë filluar ta kuptojnë se qytetari nuk bie më në rrjetat e vjetra të fjalëve.

Dhe për ata që sot emocionohen me realizimin që dikur s’e guxuan ta nisin:
Gëzimi për punën e tjetrit është gjysma e pendesës për punën që s’e bëre dot vetë.