Sonte, në zemër të Junikut, pritet të zhvillohet një nga ngjarjet më të veçanta të verës: Koncerti Festiv për Bashkatdhetarët, një mbrëmje e dedikuar posaçërisht për të gjithë ata që, edhe pse larg, mbajnë vendlindjen në zemër.

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Ruzhdi Shehu, kjo natë do të jetë një simbol i mikpritjes junikase dhe i lidhjes së pandarë mes mërgatës dhe atdheut. Aktiviteti nis në orën 19:00 me një koktej mirëseardhjeje, i ndjekur nga Koncerti Festiv në ora 19:30, që do të sjellë tinguj muzikorë, emocione dhe gëzim për të gjithë të pranishmit.

Ky koncert është më shumë se një ngjarje kulturore – është një përqafim i përzemërt për bashkatdhetarët, një mënyrë për t’u thënë: “Mirë se vini në shtëpi!”