Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të monografisë “Juniku me rrethinë ndër shekuj”, mbajtur në qytetin e Basel-it në Zvicër. Libri është autorësi e Prof. Dr. Islam Shehut dhe Zeqë Gaxherrit.
Ngjarja u organizua në restorantin “Kullat e Junikut”, ku nikoqir ishte Smajl Shehu, afarist i suksesshëm nga Juniku që jeton në Zvicër. Sipas kryetarit Shehu, në promovim morën pjesë rreth 100 junikas nga diaspora.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Fadil Geci, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryetari Ruzhdi Shehu u shpreh mirënjohës ndaj autorëve të monografisë për kontributin e tyre në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë e kulturës së pasur të Junikut dhe rrethinës.







