Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit provokon Valon Sylën gjatë emisionit, ky ia kthen: Kam ni që të thirrin “bir” në komunë

Në emisionin “Pressing”, të martën ka qenë i ftuar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarët Valon Syla dhe Alisa Braho.

E kryetari i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, është marrë me gazetarin Valon Syla.

Përmes një storie në Facebook, Hyseni ka shkruar se Syla përballë Çekut duket i qetë.

“Përballë Hajrullah Çekut, Valon Syla duket shumë i qetë”, ka shkruar Hyseni.

Hyseni e mori përgjigjen e Sylës menjëherë pasi u kumtua storia e tij në emision.

“Thuaj kryetarit të Gjilanit, pasi po na kqyrka neve, sepse kam dëgju se i thonë këshilltarët e tij ‘bir’ atij e m’u ka duk shumë e pasjellshme prej anës së tyne. Përndryshe nuk mundemi me i ra n’qaf një ministri që e ka kulturën e sportin. Tash këta tjerët nuk po dalin”, ka deklaruar Syla.