Kryetari i Gjakovës i shkruan letër Arbërie Nagavcit, ka një kërkesë për të

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ka nisur një letër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për orët e humbura në mësim dhe kompensimin e tyre, por që sipas Gjinit ai nuk ka marrë përgjigje.

Sipas Gjinit orët e kompensuara duhet të mbahen, por jo në fundjavë.

Për këtë ai ka pasur disa arsye.

“Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit. Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre. Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat”, thotë Gjini ndër të tjera në leten drejtuar Nagavcit.

Letra e plotë:

Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimim e orëve të punës të humbura gjatë grevës.

Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit.

Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre.

Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.

Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit.

Prandaj orët duhet kompenzuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.

Për këtë, dje ia kam dërguar një letër ministres së arsimit dhe nuk kam marrur përgjegje.