Kryetari i Gastronomëve: Mos e shani Lul Rakën, ai s’ka biznes dhe bukën për familjen e ka të sigurt

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka kërkuar mos të shahet mikrobiologu i njohur, Lul Raka, i cili sot reagoi ashpër ndaj gastronomëve pasi që mori vaksinën anti-Covid.

“Fatkeqësisht sot e drejta për makiator dhe kangjeqe është më e madhe se e drejta për jetë”, ka thënë Raka, shkruan Ballkani.info.

“Gastronomë nuk keni nevojë me ofendu një doktor. Ky e ka një mendim të tij, ku ja kuptoj plotësisht sepse nuk ka biznes, buken për fëmijë e familje e ka të sigurtë, dhe nuk e kupton krizën ekonomike në familje”, ka shkruar Kllokoqi.

Ai ka thënë se duhet të mburremi me këta doktorë që i kemi si puna e Lulit dhe shumë heronjë të tjerë të ditëve të sotit.

“Gasrtronomë. Ne duhet të punojmë me kujdes, t’ja kthejmë besimin gastronomisë dhe t’ia bëjme Lulit dhe shumë doktorëve të tjerë punën më të lehtë. Duke respektur masat, ne shpëtojmë jetë! ❤️ #GASTROSHEMBULL P.s. Rekomandimet të cilat janë propozuar nga ana jonë, dhe miratuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, janë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, CDC-së, dhe ECDC-së”, ka shkruar në fund Kllokoqi. /Ballkani.info/