Kryetari i FFK-së paralajmëron edhe një prurje te Kosova

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt e Ibrahim Dresheviqit, ekipit kombëtar të Kosovës pritet t’i bashkohet edhe Florent Muslija, i cili luan për Hannover 96.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se ata janë në bisedime me shumë lojtarë për momentin, mirëpo shtoi se Florent Muslija pritet të jetë i pari që i bashkohet “Dardanëve”.

“Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslija ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tanimë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Agim Ademi në një intervistë për ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Mesfushori 20-vjeçar ka edhe nënshtetësi të Gjermanisë, por edhe të Kosovës. Deri më tani, ai i ka bërë pesë paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë U-20.

Pasi që nuk ka bërë ende asnjë paraqitje për ekipin e parë të Gjermanisë, ai ka ende kohë për ta lënë Gjermaninë dhe për të kaluar te ekipi kombëtar i Kosovës.

Gjatë sezonit 2018/19 me Hannoverin, Muslija i ka bërë 24 paraqitje, prej të cilave 17 në Bundesligë. Në këto paraqitje ai ka kontribuar te skuadra e tij me dy gola të shënuara.

Mesfushori 20-vjeçar ka edhe nënshtetësi të Gjermanisë, por edhe të Kosovës. Deri më tani, ai i ka bërë pesë paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë U-20.

Pasi që nuk ka bërë ende asnjë paraqitje për ekipin e parë të Gjermanisë, ai ka ende kohë për ta lënë Gjermaninë dhe për të kaluar te ekipi kombëtar i Kosovës.

Gjatë sezonit 2018/19 me Hannoverin, Muslija i ka bërë 24 paraqitje, prej të cilave 17 në Bundesligës. Në këto paraqitje ai ka kontribuar te skuadra e tij me dy gola të shënuara.