Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka thënë se Kosovës do t’i bashkëohen edhe lojtarë të tjerë të rinj shumë shpejt.
Duke folur në një intervistë për Superport pas fitores së thellë të Kosovës 4-0 ndaj Azerbajxhanit, Ademi tha se shumë shpejt do Kosovës do t’i bashkohen dy lojtarë të rinj.
Ademi refuzoi t’i zbulojë emrat e lojtarëve të rinj që mund t’i bashkohen Kosovës, edhe pse tregoi se Loret Sadiku është duke u pajisur me dokumente dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e ekipit.
Loret Sadiku është mesfushor me tipare mbrojtëse dhe momentalisht luan për Kasimpasan në Super Ligën e Turqisë.







