Pas një përleshje në mes dy grupeve të qytetarëve nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, përveq Policisë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryetari Agim Bahtiri.
Kjo përleshje ndodhi sot në lidhje me ndertimin e një ure improvizuese mbi lumin Ibër, e cila ndodhet afër urës kryesore.
Video nga vendi i ngjarjes ku shihen një grumbull i madh i njerëzve duke u përleshur verbalisht, edhe në praninë e Bahtiri.
Ai aty iu ka thënë që të pranishmeve të largohen dhe të shkojnë në shtëpi.
“Askush s’guxon me u ndi, ecni krejt në shpi!”, dëgjohet teksa thotë me ton të lartë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës, derisa kompania “Lirigzoni” ishte duke kryer punimet në vazhdimin e projektit të liqenit akumulues, përkatësisht rregullimin e sipërfaqeve buzë Ibrit, nga të dyja pjesët e saj.







