Kryesuesja e Asamblesë në Skenderaj pas marrjes së detyrës bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Kuvendi Komunal i Skenderajt, në një seancë solemne, ka bërë konstituimin e organeve kryesore. Pas betimit të kryetarit Fadil Nura, në pozitën e kreut të Komunës, anëtarët e Kuvendit kanë votuar për kryesuese të Kuvendit, Adelina Spahiu.

Në fjalimin e saj nga pozita e re, Spahiu, u zotua se do të jetë në shërbim të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pa dallime e pa përjashtime.

Kryesuesja e Asamblesë pas marrjes së detyrës bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe vendosi lule tek varri  Nënës Zahide Jashari.