Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se qeveria po i përdhosë duke mos iu përgjigjur në kërkesa e as në dialog.
“Punëtorët e sektorit privat në raport me dialogun social nuk jemi të kënaqur me qeverinë qe e kemi. Me Ministrinë e Shëndetësisë kemi pasur një, me të tjerët, jo por qe 7-8 muaj kemi kërkuar nga MSh që edhe punëtorët teknik të paguhen me nga një shtesë prej 60 euro dhe pas 7 muajve, merreni me mend, nuk kemi një konfirmim se a duan të na japin apo jo”, tha Azemi.
“Punëtorët e sektorit privat nuk po e shohin veten në mesin tonë, ma shumë se 200 mijë punëtorë brenda katër muajve kanë apliku për viza punë të dalin jasht. Tani kemi ikje të të rinjve pa ndonjë profesion të caktuar, në vitin e fundit kemi ikje të profesioneve të caktuara, pra lëshojnë vendin këtu për të shkuar tutje. Rritja e inflacionit prej 6.8 në një farë forme shpresat e punëtorëve i ka përdhosë dhe nuk ka ndonjë shpresë që do të ndryshojë dicka në aspektin pozitiv. Strumbullar i të këqijave ka qenë ngritja kaq e madhe e cmimit të rrymës. Për momentin na u kanë grumbullu krejt të këqijat, nuk mund të mbijetohet kështu. Nuk guxoj të them se cila do të jetë propozimi i pagës nga kryeministri. Ka qenë propozim 350 euro dhe propozimi i dytë në 250 euro, kemi informata që do të lëvizë dicka me pagën minimale, bajmë me dije që nëse duhet biseduar për pagën minimale, nuk janë të thirrur të bisedojnë të tjerët por përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat”, tha ai.







