Kryesindikalisti Azemi: Kur pata thënë punëtorët trajtohen si skllevër, u kërcënova edhe nga qeveritarët

Kryesindikalisti i Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se para 6 vitesh ka thënë se punëtorët në Kosovë po trajtohen si skllevër, e për këtë, ai thotë se mori edhe kërcënime.

Azemi në T7 tha se kërcënime e fjalë të rënda ka marrë nga qeveritarët dhe nga punëdhënësit.

“Unë para 6 vitesh e pata qit një fjalë në opinion se thash se punëtorët po trajtohen si skllevër, kom pas edhe kërcënime e shumë fjalë të rënda se si e the këtë. Kam pas kërcënime edhe prej punëdhënësve e besa edhe prej qeveritarëve”, tha ai.

Tutje ai shtoi se i kupton qytetarët të cilët ikin nga vendi, pasi sipas tij, kanë humbur shpresat se këtu do të bëhet mirë.

“Unë muj me i kuptu njerëzit të cilët ikun nga vendi sepse ka humbur shpresat dhe të gjitha idealet e njerëzve se do të bëhet mirë”.