Kryesia e FC Besa viziton dhe falenderon kompaninë “Pranvera Travel”

Sot kryetari i klubit Adnan Hyseni dhe përfaqesuesi i klubit Ali Tahiraj vizituan zyren e kompanisë “Pranvera Travel” me seli në Pejë për ta falenderuar për mbështetjen shumë të fuqishme gjatë këtyre 3 kampionateve.

Mbështetja e kompanisë “Pranvera Travel” ishte shumë e fuqishme për klubin tonë kështu duke ju dhënë lojtarëve tonë komoditetin më të madhë në të gjithë Supërligën e Kosovës në Futsal gjatë udhëtimit të ndeshjeve si musafir.

Përfaqësuesi i “Pranvera Travel”, Rinor Nimanaj u shpreh i kënaqur me klubin Besa duke vlerësuar ne maksimum punën profesionale qe klubi ka bërë deri me tani por edhe projektin qe ka para vetes për te ardhmen ndërkombëtare si dhe shprehi gaditshmerinë që ta mbështes klubin në të ardhmen.