Kryeprokurori reagon pas kritikave të ambasadorit britanik për korrupsionin

Aleksander Lumezi i ka dhënë kah tjetër akuzave të Ambasadorit britanik, i cili kishte thënë se është i turpëruar me mungesën e luftën kundër korrupsionit. Kryeprokurori ka thënë se Ruairi O’Connell fjalën e ka pasur mungesën e politikave ndëshkimore që aplikojnë gjykata. Shefi i Prokurorisë së Shtetit ka folur edhe për hetimet ndaj ministrave e deputetëve.
Njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë, Kryeprokurori Aleksander Lumezi po thotë se politika ndëshkimore duhet të plotësohet, raporton T7.

Me këtë konstatim, ai po u përgjigjet kritikave, përfshirë edhe të Ambasadorit të Britanisë në Kosovë, se Prokuroria s’po e luftojnë korrupsionin.

Sipas Kryeprokurorit Lumezi, O’Connell ka thënë diçka tjetër. Fjalën e ka pasur për gjykatat.

Ambasadori britanik kishte thënë se ndihet i turpëruar me mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Kishte pyetur se pse hetimet po nisin kur zyrtarët e shtetit përfundojnë mandatet. Kishte pyetur edhe nëse prokurorët nisin hetime për qëllime politike.