Kryepeshkopi i Manastirit të Deçanit: Qeveria Thaçi në vitin 2014 kishte mbështetur një korridor tjetër për rrugën drejt Plavës

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjic përmes një shkrimi në Facebook ka dalë me një propozim lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Janic në Facebook ka thënë se kjo çështje mund të zgjidhet nëse veprohet njëjtë si në vitin 2014-të.

Ai thotë se atëherë ishte gjetur një propozim që e kishin mbështetur edhe bashkësia ndërkombëtare, manastiri, e kreu i Qeverisë së atëhershme, Hashim Thaçi.

Igumeni i manastirit të Deçanit thotë se një rrugë tjetër rreth zonës së mbrojtur do të bënte të mundur vazhdimin normalisht të punimeve në këtë pjesë.

“Kjo zgjidhje u mbështet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, Manastiri dhe Kryeministri i atëhershëm Thaçi në vitin 2014. Në fakt, kjo është zgjidhja e vetme brenda ligjit ekzistues për zonat e mbrojtura”, shton ai.

Sipas Janic, Manastiri nuk ka qenë asnjëherë kundër rrugës për në Plavë, megjithatë, thonë se nuk e mbështesin shkeljen e ligjit për këtë zonë.

“Të akuzosh Manastirin se ndërtimi i rrugës në këtë zonë varet nga ne është absurde. Mbi të gjitha, ky është ligji i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës dhe institucionet vendore duhet të punojnë për zbatimin e tij dhe jo në shkeljen e tij”, ka thënë ai.