Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo thotë se marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend dhe se nuk mund ta komentojë pa e parë përmbajtjen.
Për më shumë informacione ajo ka rekomanduar që të kontaktohet ministria e Infrastrukturës, përfaqësues të së cilës hodhën firmat në këtë marrëveshje.
“Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme”.
“Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”.







