Kryeministrja serbe i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në UNESCO: “S’ka çka kërkon aty”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se tema dhe politika kryesore e shtetit të saj është siç tha, depolitizimi i UNESCO-s dhe se Kosova nuk ka çfarë të kërkojnë në këtë organizatë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Pas panelit në debatin plenar të sesionit të 41-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Bërnabiq para gazetarëve ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është temë dhe se nuk guxon te jetë temë.

“Kur them depolitizim, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. UNESCO është një organizatë që merret me çështje që nuk kanë të bëjnë me politikën, por me arsimin, kulturën, shkencë dhe çështje të tjera të ngjashme”.

“Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azul, tha se ajo nuk do ta depolitizojë gjatë mandatit të saj,” shtoi Bërnabiq.