Kryeministrja finlandeze thotë se u testua për drogë pas reagimeve për dëfrimin e saj në një ndejë me miqtë

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka thënë se ka bërë një test droge, pasi dolën pamjet ku ajo shihet duke u dëfryer me miqtë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Marin, 36-vjeçare, u kritikua këtë javë për dëfrimin e saj në një video të publikuar, derisa politikanët thanë se ajo duhej të testohej për narkotikë.

Në një konferencë shtypi të premten, Marin tha se ajo u testua të premten – dhe rezultatet do të dalin javën e ardhshme.

Marin përsëriti mohimet e saj se ka konsumuar drogë dhe tha për media se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme”.