Ulf Kristersson

Kryeministri suedez: Rusia do të mbetet kërcënim serioz për një të ardhme të parashikueshme

Kryeministri i Suedisë ka reaguar pas lajmit se vendi i tij është bërë anëtari i fundit i NATO-s.

Në një deklaratë të dërguar në Uashington, Ulf Kristersson tha: “Uniteti dhe solidariteti do të jenë dritat udhëzuese të Suedisë si një anëtare e NATO-s. Ne do të ndajmë barrën, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”.

Ai paralajmëroi se Rusia do të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike për të ardhmen e parashikueshme.

Suedia, e cila u bë sot anëtarja e 32-të e Aleancës ushtarake në një ceremoni në Uashington, ka ndryshuar qëndrimin e saj historikisht neutral në përgjigje të kërcënimit nga Rusia.

VIDEO BONUS: Tri lutjet e pasuksesshme të mbrojtjes së Kurtit për ti larguar aktivistët e PSD-së nga Biblioteka