‘Kryeministri nuk pajtohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme‘

“Nga këta 19 të infektuar 6 janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake, gjendja është duke u përcjellur nga institucionet tona. Veprimet do të jenë në vazhidmësi në kordinim me njëra-tjetrën. Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllë shkollat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”. 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastruktures janë në kordinim edhe për cështjen e qytetarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të evropes dhe janë duke e bërë zgjidhjen më të mirë pë rata qytetarë për qëndrimin e tyre atje, apo për ata që janë duke u kthyer në vendin tonë”. 

“Ne sot kemi marr lëvdatë nga ambasafda e SHBA_së dhe Britanisë së madhe në përputhshmëri me situatën, me këtë forcë të bashkëpunimit do të vazhdojmë tutje, dhe si rrjedhojë kryeministri nuk është në pajtueshmëri me masën extreme, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, pak minuta më parë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me koronavirusin. /Ballkani.info/