Kryeministri nuk e ka bezdi ‘zhytjen’ e duarve, i mbjell fidanet pa lopatë (VIDEO)

I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në fshatin Bllacë të Komunës së Hanit të Elezit u bashkangjit edhe një mbjelljen e fidanëve në këtë vend.

Për ta bërë një gjë të tillë Haradinajt nuk iu deshtë as lopata e as ndonjë mjet tjetër, sepse i mjaftuan duart e tij.

Në videon më poshtë mund ta shihni se si kryeministri i e mbjell pemën.

Në Bllacë të Hanit të Elezit gjithsej u mbollën 99 pemë në shenjë kujtimi për eksodin “Bllaca 99”. /Ballkani.info