Kryeministri Netanyahu shpërndan videon e Vjosa Osmanit ku ajo falenderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.

Osmani ka realizuar një video nga oborri i Kuvendit të Kosovës nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë,

Të njëjtën e ka publikuar edhe kryeministri izraelit Benjamin Batanyahu.

“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë “Faleminderit” [e thotë edhe hebraisht] Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet  më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izrealit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falendërojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in [paralementin e Izrealit]”, thotë Osmani në video.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump më 4 shtator kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator.