I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka kujtuar masakrën e Mejës, si dhe 1641 persona të zhdukur nga lufta e Kosovës.

“Gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona nuk është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti. Sot lutemi për ta dhe familjet e tyre! Ata janë heronjtë tanë! As nuk do te harrohen,as nuk do fallen”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

21 vite, 1641 fate të paditura.

Agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pa gjeturve është ndër më të rëndat.

Dëmet materiale i riparuam, viktimat e të rënët i varrosem me dinjitet dhe çdo herë përulemi para tyre me pietet, por fatin e të pagjeturve nuk e zgjidhem ende.

Këtë obligim moral e kombëtar ndaj personave të pagjetur dhe familjeve të tyre si shtet nuk e kemi përmbushur akoma. Gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona nuk është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti.

Sot lutemi për ta dhe familjet e tyre! Ata janë heronjtë tanë! As nuk do te harrohen,as nuk do falen!