Kryeministri Kurti tregon se çfarë u bisedua në takim me ambasadorin e ShBA-së në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e ShBA-së në Greqi, Geoffrey Pyatt.

Në takimin e kryeministrit Kurti, me ambasadorin Pyatt u bisedua rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal.

“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë. Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre

U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.