Kryeministri Kurti nesër ua ulë pagat përgjysmë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e dytë, në të cilën është paralajmëruar se do të merren një varg vendimesh, si dhe shfuqizimi i vendimit për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen e Qeverisë, të thirrur për të mërkurën në orën 10:00, sipas rendit të ditës është paraparë që të shfuqizohen disa vendime të ish-Qeverisë Haradinaj.

Sipas pikës së  parë  të  rendit të  ditës Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Mirëpo, ky vendim nuk ishte vetëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, por edhe për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan Ballkani.info.

Përkitazi me këtë ka reaguar edhe Selim Selimi, ish këshilltar i ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Në bazë të mediave Qeveria Kurti pritet t’i ulë pagat e gjyqësorit dhe prokurorisë. Sistemi i sundimit të ligjit ka nevojë për pavarësi, jo për kontroll. Pas lajmit për veting, ky lajm e vërteton faktin se sundimi i ligjit do të ketë kapje. Gjyqtarët dhe Prokurorët të pavarur, me dinjitet”, ka shkruar Selimi.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind, duke përfshirë këtu gjyqtarët dhe prokurorët. /Ballkani.info/