Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA, zyra e tij paralajmëron këto takime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).