Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”.
Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”.
Ndërkohë, zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si detin e ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.
Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.
Theksojmë se ushtria izraelite ka pohuar se do të mobilizojë mijëra rezervistë.
Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët.
אנחנו במלחמה. pic.twitter.com/XNM3l7fEQH
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 7, 2023







