Ali Ahmeti

Kryeministri i parë shqiptar, Ahmeti: Nesër është ditë historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Ahmeti nëpërmjet një video-mesazhi ka folur për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptarë duke theksuar se 28 janari i vitit 2024 do të jetë ditë historike jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë.

“E nesër vëllezër dhe motra, nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të RMV-së. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të tjerët sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkërisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, krah për krah bashkë për një Maqedoni Europiane”, shtoi Ahmeti.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut