Kryeministri i Belgjikës deklarohet pas takimit me Kurtin: Folëm për reformën në drejtësi, vaksinat…

Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime me homologun e tij belg Alexander De Croo.

E pas këtij takimi, është deklaruar De Croo.

Ai e ka vlerësuar takimin e parë me Kurti si mjaftë të mirë.

“Takim i parë i mirë me kryeministrin Albin Kurti.

Ne kemi diskutuar në lidhje me reformat në systemin e drejtësisë, përmirësimin e ekonomisë, vaksinat dhe perspektivën e saj evropiane dhe transatlantike.

E përsërita përkrahjen tonë të fuqishme për lehtësimin e dialogut politik me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar De Croon në Twitter.