Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se do t’i mbeshtesin 100 të rinj për të hapur biznese start-up.

Hoti ka njoftuar se ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës.

“Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kyështë njoftimi i plotë:

Deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese start-up.

Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në harmoni me objektivat e Agjendës për Reforma Evropiane dhe në zbatim të Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara.

QeveriaHoti mbetet e përkushtuar për rritjen e mbështetjes për të rinjtë dhe do ta vazhdojë zbatimin e programeve në fushën e punësimit dhe të ndërmarrësisë për të rinjtë e Kosovës.