Florent Hadërgjonaj vazhdon të nderohet që prej se zgjedhi të luajë për Kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtësi i djathtë i Huddersfieldit, vendosi të luajë për vendlindjen e tij.
“I rritur në Zvicër dhe lojtar i Huddersfield Town në Angli, Florenti zgjodhi kthimin tek rrënjët e veta, në atdhe, për t’i vazhduar sukseset, tash në Kosovën tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Pata kënaqësinë që sot ta prisja në takim Florent Hadërgjonaj, futbollistin me përvojë ndërkombëtare, i cili na gëzoi me vendimin për t’iu bashkuar ekipit tonë përfaqësues në futboll”, shtoi Haradinaj.
Ndërkohë, Hadërgjonaj shprehu kënaqësinë e tij për pritjen që ia bëri Haradinaj.








