Fushë Kosovë

KRU “Prishtina” të mërkurën shkyç nga rrjeti borxhlinjtë në Fushë Kosovë

Kompania rajonale e ujit “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën do të ketë aksion në Fushë-Kosovë për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit të personave të cilët kanë borxhe të mëdha të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë që përfshijnë bizneset dhe amvisëritë.

KRU “Prishtina” ka thënë se “nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”.

“Nesër 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.