Fitorja ndaj Viktoria Plzen në Champions League ka qenë një lirim për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
“Los Blancos” kanë kaluar nëpër një formë të dobët duke mos fituar në 5 ndeshjet e fundit, por kjo seri mori fund mbrëmë me fitoren e ngushtë 2-1 kundër Plzenit.
“Mua me të vërtetë më kishte munguar kjo ndjenjë sepse vitet e fundit jemi mësuar vetëm me suksese. Sidoqoftë unë isha i sigurt se do të riktheheshim te fitoret. Duhet të vazhdojmë të punojmë sepse jo gjithçka ishte perfekte. Ashtu siç nuk ishte gjithçka keq në ndeshjet e kaluara. Kemi një sfidë të madhe të dielën”, u shpreh Kroos.
Mesfushori gjerman tutje shtoi se Real Madridi ka probleme të konkretizojë mundësitë e krijuara, teksa tha se duhet të përmirësohen në këtë aspekt.







