Kronologjia e COVID-19, nga “sëmundje misterioze” në pandemi globale

Bota për herë të parë për COVID-19 u informua kur, Kina më 31 dhjetor 2019 njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një “sëmundje misterioze respiratore me orgjinë të panjohur” në qytetin Wuhan të provincës Hubei,

“Epidemia” (shpërthim lokal ose rajonal” që fillimisht ndikoi Kinën dhe përreth, në ditët në vijim duke kaluar kufinjë u shndërrua në një “pandemi” (shpërthim global) që kërcënon shëndetin publik në nivel botëror.

Bota gjatë gjithë vitit u përqendrua në zhvillimet rreth virusit, ndërsa masat për të marrë nën kontroll pandeminë u bënë axhenda kryesore e vendeve.

Sëmundja për herë të parë u vërejt tek personat që vizituan tregun e ushqimeve të detit në qytetin Wuhan të provincës kineze Hubei.

Pacienti i parë u pranua në spital në 17 nëntor me ankesën “sëmundja e frymëmarrjes” shkaku i së cilës ishte i panjohur. Do të kuptohej më vonë se sëmundja që shkaktoi inflamacion të mushkërive u shkaktua nga një virus i ri i panjohur.

Virusi në muajt në vijim u përhap në qytetet tjera të Kinës nga Wuhan, ndërsa bota nuk u informua një kohë të gjatë nga këto zhvillime.

Pretendimi se “Zyrtarët në Wuhan kanë fshehur praninë e virusit”

Gazeta “New York Times”, më 20 gusht sipas lajmit të bazuar në raportin e përgatitur nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Publike, pretendoi se “udhëheqësit e Partisë Komuniste të Kinës (PK) në provincën Hubei dhe qytetin ku doli virusi, Wuhan, kanë fshehur shenjat e hershme të përhapjes së virusit nga qeveria qendrore”.

Në raport, u pohua se autoritetet në Wuhan shmangën dhënien e informacionit në qendër në lidhje me epideminë, duke menduar se mund të prishte programin e Takimit Lokal të PK-së të mbajtur në qytet në fillim të Janarit, kështu që autoritetet në Pekin kanë kuptuar urgjencën e situatës në mes të Janarit.

Qeverisja qendrore më 23 janar ndaloi hyrjet dhe daljet në qytetin Wuhan me 11 milionë banorë, por nuk u arrit parandalimi i miliona kinezëve të udhëtojnë në mbarë vendin me rastin e festës të Vitit të Ri që filloi më 24 janar.

Gjurma e virusit në SHBA është gjetur që në muajin dhjetor

Në hulumtimet e bëra në muajt në vijim, treguan se virusi mund të ketë filluar të përhapet nëpër botë gjatë kësaj faze të errët.

Studiuesit nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjetën antitrupa të prodhuar kundër COVID-19 në dhurimet e gjakut të mbledhura nga Kryqi i Kuq Amerikan midis 13 Dhjetor-17 Janar në 9 shtete.

Gjithashtu edhe gjetje të tjera shpalosën se sëmundja në Francë dhe Itali ka filluar të përhapet në muajin dhjetor.

“Koronavirusi i ri”

OBSH, më 7 janar njoftoi se sëmundja misterioze shkaktohet nga “koronavirusi i ri”.

Ky koronavirus, i cili mendohet të jetë versioni i mutacionuar i betakoronavirusit në lakuriqtë të natës, u emërua “2019-nCov”.

Rasti i parë jashtë Kinës u has më 13 janar. Tek një grua në Tajlandë u identifikua ky virus. Më 16 janar në Japoni një person i ardhur nga Wuhan u diagnostikua me COVID-19. Ndërsa më 21 janar rasti i parë u raportua edhe në SHBA.

Virusi me pasagjerët që udhëtonin u përhap në shumë vende. Në ditët në vijim filluan trajtimet e personave të konraktuar me virusin në Hong Kong, Tajvan, Singapor, Kore e Jugut, Australi, Malajzi, Vietnam dhe Nepal.

Në Evropë u raportuan rastet e para. Franca më 24 janar njoftoi se 2 persona që kanë ardhur nga Kina dhe familjari i tyre është sëmurë nga COVID-19.

OBSH më 30 janar shpalli “emergjencë globale” për shkak të COVID-19, ndërsa më 11 shkurt njoftoi se koronavirusi është emëruar COVID-19.

Pandemia në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali

COVID-19 fillimisht u shpërnda në Kinë dhe vendet përreth. Në Korenë e Jugut më 22 shkurt brenda një dite u raportuan 229 raste, e cila e alarmoi vendin.

Irani në Lindjen e Mesme dhe Italia në Evropë u bënë “vende të përhapjes së virusit jashtë Azisë”. Më 19 shkurt rastet dhe vdekjet e para u raportuan në Iran.

Në rajonin e Lombardisë në Itali transmetim lokal u vërejt për herë të parë më 21 shkurt. Qyteti Milano që është shtëpi e një industrie të madhe të tekstilit, e kishte bërë vendin “zonë e përhapjes” për arsye se punojnë shumë punonjës kinezë sezonalisht.

Masat e karantinës

Pasi shpërthimi mori një shkallë globale, shumë vende për të ndaluar përhapjen e virusit morën masa për të zvogëluar lëvizjen masive.

Shkollat dhe universitetet shkuan në pushim, kafenetë, baret, restorantet, qendra e argëtimit dhe tregtare, libraritë dhe faltoret u mbyllën përkohësisht, anulimi i ngjarjeve publike ishin masat kryesore të marra për të parandaluar përhapjen e virusit.

Qytetarëve iu bë thirrje “Qëndro në shtëpi”, gjithashtu u rekomandua t’i ikin kontaktit social, në vend të shkojnë në zyre iu kërkua të punojnë brenda mundësive nga shtëpia.

Shumë vende zbatuan “orë policore” dhe karantina, gjithashtu u kufizuan edhe transportet mes qyteteve dhe shteteve.

Turbullirë ekonomike

Shumë vende zbatuan masa të përqendruara në “orë policore” nga mesi i marsit deri në fillim të qershorit. Por, mbyllja, e cila u zbatua si një masë kundër virusit, shkaktoi ndërprerjen e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve, duke rezultuar në tkurrje ekonomike dhe humbje të punësimit.

Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në tremujorin e dytë të vitit që përfshin muajt mars, prill dhe maj, 20 ekonomitë më të mëdha të botës janë tkurrur mesatarisht për 9,1 për qind në krahasim me periudhë ne njëjtë të vitit të kaluar.

Kina, e cila i mbijetoi këtë periudhe me dëmin më të vogël, u rrit me 3,2 për qind në prodhimin e brendshëm bruto (PBB), ndërsa India, e cila ndjeu barrën e masave të karantinës, u tkurr me 23,5 për qind.

Pranvera dhe vera

Statistikat në fillim të majit, treguan se qendra e pandemisë në botë janë SHBA-të dhe vendet evropiane.

Sipas uebfaqes “Worldometer” që përpilon të dhënat mbi pandeminë, Evropa dhe Amerika e Veriut ishin rajonet “më të prekura nga pandemia” në shpërndarjen e numrit të vdekjeve dhe pacientëve që marrin trajtim midis kontinenteve.

Deri në fillim të muajit maj në mbarë botën 76 për qind e rasteve dhe 86 për qind e vdekjeve nga virusi ishin shënuar në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Gjithashtu edhe 81 për qind e të sëmurëve që trajtohen nga ky virus gjendeshin në këto dy kontinente.

Ndërkaq, në muajt e verës, vendet e Amerikës së Jugut në krye me Brazilin, vendet e nënkontinentit indian dhe Rusi filluan të rriten rastet.

SHBA, Brazili, India dhe Meksika ishin vendet me më shumë raste.

Vjeshta dhe fillimi i dimrit

Bota në vjeshtë hyri me ndikimin në rritje të pandemisë.

Në Hemisferën Veriore, kur koha filloi të ftohet dhe sëmundjet sezonale filluan të rriteshin, pandemia fitoi një përshpejtim të ri, veçanërisht në vendet ku kishte më shumë raste.

Shtatori ishte muaji më i keq i pandemisë COVID-19 për Indinë. Në vend më 4 shtator brenda një dite u raportuan 87.115 raste të reja. Kjo shifër e tejkaloi numrin total të të infektuarve me COVID-19 në Kinë që nga dhjetori i vitit 2019, që ishte 85.146 raste.

Rastet në vend më 5 shtator tejkaluan shifrën 90.000. Më pas më 9 shtator 95.529, më 10 shtator 96.760, më 11 shtator 97.654 dhe më 16 shtator me 97.859 raste arriti “kulmin”.

Në SHBA dhe Brazil, vendet më të ndikuar nga pandemia, rastet dhe vdekjet përsëri shënuar rritje në vjeshtë.

Në muajt e dimrit, veçanërisht me zbulimin e variantit të ri të COVID-19 që përhapet më shpejt, u shënua një rritje të re në numrin e rasteve. Rastet ditore në botë më 2 dhjetor tejkaluan mbi 600.000, ndërsa 11 dhjetor mbi 700.000.

Në fund të vitit 2020 në mbarë botën janë raportuar 83,5 milionë raste, ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,8 milion njerëz./Anadolu Agency.