Kroatët s’e durojnë flamurin serb, i riu ngjitet në shtyllë dhe e heqë (VIDEO)

Një shtetas i Kroacisë e ka hequr flamurin e Serbisë në Pozhegë, i cili ishte vendosur aty bashkë me flamujt e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në festivalin e filmit.

Sipas Index.hr, ky është një festival filmi një minutësh, i cili është edhe festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit i krijuar në Kroaci, në të cilin marrin pjesë kinematografë nga vende të botës. Me atë rast në qendër të Pozhegës janë vendosur flamujt e shteteve pjesëmarrëse në festival, duke përfshirë edhe flamurin e Serbisë.

Mirëpo, të hënën mbrëma, një i ri ka arritur të ngjitet në direk dhe të rrëzojë flamurin serb.

Një tjetër portal, Požeški.hr, i cili gjithashtu publikoi një video të një të riu që hoqi flamurin serb, deklaroi se “ndoshta kjo temë nuk do të kishte marrë kaq shumë vëmendje nëse flamuri serb nuk do të ishte vendosur pranë lokaleve të Pozhegës”.

“Gratë dhe burrat e Pozhegës duhet ta shikojnë flamurin me ditë të tëra. Kjo shkaktoi një revoltë të fortë te shumë bashkëqytetarë për një arsye, pasi Pozhega dhe rajoni i Pozhegës humbën shumë djem dhe baballarë në agresionin serb të vitit 1991 në atdheun tonë”, shkruan portali.

Po ashtu, theksohet se kanë marrë informacione se i riu që hoqi flamurin serb ka humbur një familjar të ngushtë në luftën kundër serbëve. /Ballkani.info/