Kroacia mposht Sllovakinë dhe kualifikohet në Euro 2020

Kroacia ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Sllovakisë.

Vendasit fituan përballjen e sotme me rezultat prej 3 me 1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 32 përmes Bozenikut.

Por, kroatët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.

Vlasiq, Petkoviq, e Perishiq shënuan golat e fitores për Kroacinë.

Kështu, Kroacia me 17 pikë në Grupin E, e siguron edhe matematikisht pjesëmarrjen në Evropian.