Kroacia me fitore 7:1 përgatitet për finalen me Rusinë

Kroacia ka fituar 7:1 ndaj Maltës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Por kroatët i pret “finalja” ndaj Rusisë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Rusisë luhet të dielën nga ora 15:00. Takimi vendimtar zhvillohet në “Poludin” e zjarrtë në Split.

Rusia i ka 22 pikë në pozitën e parë në Grupin H, ndërsa Kroacia është e dyta me 20 pikë. Pra kroatëve u duhet fitorja për kualifikim.

Lovro Majer shënoi dy gola në fitoren e Kroacisë në Maltë. Ivan Perishiq, Duje Çaleta-Car, Mario Pashaliq, Luka Modriq e Andrej Kramariq e shënuan nga një gol.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Sllovakia e Sllovenia luajtën 2:2. Më herët të enjten, Rusia fitoi 6:0 ndaj Qipros.