Kroacia mbështetë anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe liberalizimit e vizave, Gërvalla takon kryediplomatin kroat

Në margjinat e samitit të Procesit Berlinit i cili punimet i nis më 3 nëntor, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla takoi homologun kroat të saj, Gordan Grliç Radman, njoftoi ministria e jashtme kroate përmes një cicërime në Twitter, raporton gazeta online Reporteri.net

Kroacia do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në procesin e heqjen së regjimit të vizavenë zonën Schengen për shtetasit kosovarë, njoftoi ministria kroate.

Ministrat gjithashtu biseduan për pozitën e minoritetit kroat në Kosovë, përfundon njoftimi.

“Ministri Grliç Radman takoi zv/kryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz në margjinat e Procesit të Berlinit dhe i shprehu mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe mbështetje për liberalizimit e vizave të BE-së. Ministrat po ashtu diskutuan për pozitën e minoritetit kroat në Kosovë”, shkruan në Twitter ministria e jashtme kroate.