Kroacia goditet përsëri nga një tërmet i fuqishëm prej 5.3 shkallësh

Një tërmet i fuqishëm prej 5.3 shkallësh ka goditur Kroacinë para pak minutash.

Tërmeti është shënuar në faqen zyrtare të EMSC, duke thënë se goditja ka ndodhur 48 kilometra në jug-lindje të Zagrebit.

Kroacia është goditur nga dy tërmete të tjera të fuqishme para pak ditësh, ku si pasojë ka pasur vdekje, dhjetra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.