Kroaci – Marok, FIFA cakton gjyqtarët për sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës

FIFA e ka caktuar Abdulrahman Al-Jassim si gjyqtarin kryesor për ndeshjen e vendit të tretë në kupën e botës “Katar 2022”, mes Kroacisë dhe Marokut.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Khalifa International” të shtunën, në orën 16:00.

Abdulrahman Al-Jassim është një gjyqtar i akredituar nga FIFA që nga viti 2013. Gjyqtari nga Katari do të jetë kryesori i sfidës të së shtunës.

Taleb Al Marri dhe Saoud Al Maqaleh do të jenë ndihmësit e tij si gjyqtarë anësorë, teksa Raphael Claus është caktuar si gjyqtar i katërt.