Liga e Kombeve
Kroaci – Angli, ndeshja përfundon pa gola
Nuk ka pasur fitues në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë në Ligën e Kombeve.
Në një ndeshje të baraspeshuar asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit në këtë përballje.
Përkundër që Anglia pati më tepër në posedim topin, ishte nënkampioni i Botës që krijoi më tepër raste shënimi se kundërshtari, megjithatë pa efikasitet.
Anglia e Kroacia janë në vendin e dytë dhe tretë në Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, derisa lider është Spanja me gjashtë pikë.