Krizë e madhe te Arsenali, Lacazette e shpëton nga humbja në sekondat e fundit

Arsenali ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Southamptonit, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2.

Ishte Danny Ings ai që shënoi golin e parë për mysafirët kur po luhej minuta e tetë e takimit.

Arsenali arriti të barazojë shifrat pas 10 minutave përmes Lacazette.

E në pjesën e dytë Southamptoni arriti të shënojë golin e dytë përmes Ward-Prowse, i cili shënoi në minutën e 71.

E barazimin Arsenalit ia siguroi Lacazette duke shënuar në minutën e 90+6.

Granit Xhaka nuk ishte i ftuar as për këtë takim në radhët e Arsenalit.

Pas këtij barazimi Arsenali mban vendin e shtatë me 18 pikë, derisa Southamptoni në vendin e 19 ka 8 pikë.