Kriza me rrymë, KEK: Nga ora 14:00 janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar në KESH

Korporata Energjetike e Kosovës ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kjo e fundit i doli në ndihmë për të tejkalimin e krizës energjetike.

KEK përmes një komunikate për media njofton se KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, kjo me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.

Tutje KEK ka njoftuar se nga ora 14:00 janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi në mes KEK dhe KESH po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike

KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, kjo me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.

Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua.

Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!