Analisti i mirënjohur politik, Fadil Hoxha, ka komentuar fushatën që po bën kryeministri Albin Kurti për 12 kandidatët e partisë së tij për kryetarë të komunave të caktuara.

Së fundi, kryeministri u pa në njërin xhip të zi të eskortës së tij, duke mobilizuar qytetarët llapjanë për Shpejtim Bulliqin.

E kjo, nuk ka kaluar pa komente të ndryshme në rrjete sociale.

Analisti Fadil Hoxha e sheh këtë episod si një shpërfaqje të karakterit dhe punës së kryeministrit, përcjell Peirskopi.

“I njëjti është që akuzonte ish pushtetarët për keqpërdorim të pushtetit për fushata zgjedhore e tash cep më cep në Kosovë duke bërë fushatë për kandidatët e partisë së vet.” – shkruan z. Hoxha.

Statusi i plotë:

Një individi shpesh mjafton veç një detaj me ja pa dhe ja sheh karakterin dhe punën.

Me i akuzu të tjerët për xhipa të zi e vet mos me ditë me zbritë nga xhipat e zi dëshmon sa pa karakter është dhe sa mund t’i besohet atij individi.

I njëjti është që akuzonte ish pushtetarët për keqpërdorim të pushtetit për fushata zgjedhore e tash cep më cep në Kosovë duke bërë fushatë për kandidatët e partisë së vet.

Ky është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nuk do të ishte kjo shumë e jashtëzakonshme nëse nuk do të shihnim një armatë militantësh që e arsyetojnë për këto veprime.