Kritikët e kritikojnë, por Neuer thotë se është në formë

Pavarësisht pyetjeve të shumta që janë bërë për formën e tij për klubin dhe vendin, portieri i ka refuzuar këto komente pasi që thotë se është ndier nën presion

Manuel Neuer insiston se ai ndihet mirë pavarësisht shqetësimeve për formën e tij me Gjermaninë dhe Bayern Munichun më 2018.

32 vjeçari kishte një paraqitje të dobët në Botëror pasi ishte kthyer nga një lëndim i gjatë në shputë, derisa kampionët botëror u eliminuan që në fazën e grupeve.

Paraqitja e Neuern për Bayernin po ashtu është vënë në diskutim këtë sezon, pasi që portieri ka pësuar tetë herë nga tetë goditje në portë në ndeshjet e fundit.

“Këto janë gjëra të vjetra, s’ka asgjë të re”, ka thënë Neuer duke theksuar se ai nuk shqetësohet për kritikat ghatë konferencës për shtyp.

“Jam në formë të mirë; pata një ndeshje të mirë kundër Dortmundit. Kam besim”.

Neuer mund të mos luajë në miqësoren e Gjermanisë me Rusinë këtë javë por pritet që të startojë kundër Holandës të hënën, kur Joachim Low do të kërkojë fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

“Ne dëshirojmë që ta përfundojmë vitin, i cili nuk ishte i mirë, në forma të lartë, me fitore në të dy ndeshjet”, tha ai. “Ne jemi optimist që ne mund të paraqitemi mirë në të dyja ndeshjet. Kundër Holandës, ne duam të fitojmë, sigurt”.