Këtë të hënë nisi faza e re drejt drejt rikthimit të jetës në normalitet, por këtë më shumë e tregoi situata e krimit me rikthimin e vrasjeve dhe të vetëvrasjeve.
Vetëm në orët e pasdites së sotme u regjistruan 6 viktima. Katër vrasje në Durrës dhe Lezhë dhe dy vetëvrasje në Elbasan dhe Prrenjas.
Presidenti Ilir Meta për Rtv Ora tha se kjo është një këmbanë alarmi për agjencisë ligjzbatuese për të rritur vigjilencën.
Ilir Meta: Kjo është një këmbanë alarmi për të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të rritur vigjilencën e tyre dhe për ta goditur krimin përpara se ai të godasë qytetarë të pafajshëm apo para se ai të demostrojë forcën në rrugët tona.







