Krimet Ekonomike kanë arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq u sekuestruan rreth 12 mijë euro, telefona mobil, pasaportë e letërnjoftim të Republikës së Shqipërisë dhe një Ipod.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.







