Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një operacion policor në Gjakovë.
Lajmin e ka ka bërë të ditur për Ballkani.info zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë ai./Ballkani.info/







