VIDEO

“Krimet e pandëshkuara serbe”| Në zemër të New Yorkut shfaqen të dhënat e luftës në Kosovë në një reklamë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka ndarë në platformën “X” një video nga New Yorku.

Në këtë video shihet një kamion teksa shëtit rrugëve të New Yorkut dhe shfaq disa të dhëna për luftën në Kosovë, ku përmenden të vrarët, të dhunuarit dhe personat e zhdukur.

@ballkani.info “Krimet e pandëshkuara serbe”| Në zemër të New Yorkut shfaqen të dhënat e luftës në Kosovë në një reklamë #amerika #luftanekosovë #uçk #shba #fyp #viral ♬ original sound – Ballkani.info

“Kosova dhe Amerika, kurrë mos harro. Rezoluta 2467 e OKB-së e mban Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës”, shihet mesazhi që shfaqet në ekranin e vendosur në kamion.

Lidhur me këtë ish-ministrja Haradinaj-Stublla ka shkruar “E vërteta dhe asgjë tjetër veç së vërtetës!”.